Blero paralajmëron këngën e re në bashkëpunim të papritur

Blero paralajmëron këngën e re në bashkëpunim të papritur

Artisti i njohur shqiptar, Blero Muharremi, është shumë i diskutuar për jetën që ai bënë, shkruan Insajderi.

Ai ka treguar së është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.

Ai ka ndarë një imazh nga prapaskenat e klipit të ri të titulluar “Telenovela” dhe tregon se po vjen në bashkëpunim me Albos.

“Telenovela” mban titullin kënga e tyre e re, e cila pritet të lansohet së shpejti por pa ndonjë datë të saktë.

Fancat e këngëtarit e kanë pritur mjaftë mirë këtë paralajmërim, pasi që Blero ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë project të ri.

E fundit këngë e lansuar nga Blero titullohet “T’kam dasht” në duet me artisten Hikmete Ahmetaj/Insajderi.com