Blero tani këndon edhe në dasmat e ahengjet tuaja

Blero tani këndon edhe në dasmat e ahengjet tuaja

Ndonëse karrierën e nisi si një këngëtar solist i fokusuar në muzikën pop dhe argëtuese, Blero para pak kohësh zbuloi se po përgatiste një këngë për dasma, njofton Insajderi.

Kjo u pranua edhe si deklarim i këngëtari se ai ka vendosur të ndryshojë arenën e këndimit, për t’u bërë pjesë e ahengjeve të adhuruesve të tij.

Teksa të gjithë po prisnin për këngën “Nusja ime” që parashihet të lansohet në fundvit, në Youtube, u lansua një potpuri ku këndonin Blero dhe katër artistë të tjerë.

Blero erdhi në bashkëpunim Ylli Demaj, Lorin, Ryva Kajtazin e Shqipri Kelmendin, për projektin muzikor të titulluar “Projekt Sofre”. /Insajderi.com