Blerta Deliu: Kemi pritur se të gjithë do të infektohemi brenda PDK-së

Blerta Deliu: Kemi pritur se të gjithë do të infektohemi brenda PDK-së

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka thënë se “pasi disa bashkëpartiak të saj rezultuan pozitiv me Coronavirus, kemi pritur që të gjithë të infektohen”, njofton Insajderi

Kështu tha ajo mëngjesin e sotëm në një intervistë për RTV Dukagjini.

“Disa anëtarë të PDK-së janë pozitivë me Covid-19, kemi pritur që të gjithë do të infektohemi”.

Këto deklarata të Deliut vijnë pas infektimit të shumë figurave brenda PDK-së me Coronavirus, duke përfshirë këtu edhe kryetarin Kadri Veseli.

Vlen të theksohet se virusi ka arritur edhe brenda Qeverisë së Kosovës, ku pozitiv kanë rezultuar Kryeministri Avdullah Hoti dhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj./Insajderi.com