Mospajtimet rreth trafikut urban të Prishtinës kanë vazhduar edhe mëngjesin e sotëm, ku në Lagjen e Spitalit, te Eulex-i, disa autobusë privat kanë blloku" />

Bllokohet qarkullimi i disa autobusëve urbanë në kryeqytet

Bllokohet qarkullimi i disa autobusëve urbanë në kryeqytet

Mospajtimet rreth trafikut urban të Prishtinës kanë vazhduar edhe mëngjesin e sotëm, ku në Lagjen e Spitalit, te Eulex-i, disa autobusë privat kanë bllokuar qarkullimin e linjës 3 të Komunës së Prishtinës.

Në fotografitë e siguruara shihet gjendja e komunikacionit e krijuar te Rrethi, ku autobusët privatë nuk po lejojnë qarkullimin e udhëtarëve.

Që nga dita e djeshme kryeqytetit i janë shtuar 21 autobusë të rinj urbanë, mirëpo një gjë e tillë ka shtuar pakënaqësitë te autobusët e linjës 7, të cilat janë shprehur kundër qarkullimit të këtyre autobusëve në Kalabria.

Linja e re ka bërë që kompanitë që mirëmbajnë linjën 7 të protestojnë gjatë ditës së djeshme, ku kishin bllokuar rrugën “Tahir Zajmi” ku ka nisur qarkullimin linja e re e trafikut urban.

Drejtuesit e këtyre kompanive thanë për KosovaPress se kanë protestuar pasi që komuna nuk i ka njoftuar paraprakisht për këtë vendim.