Bllokohet rruga Kaçanik- Hani i Elezit

Rruga magjistrale nga Kaçaniku në drejtim të Hanit të Elezit është bllokuar sonte.

Bllokimi dyshohet se është bërë për shkak të një vinçi të kompanisë “Bechtel Enka”.

Kompania në fjalë është duke ndërtuar në këtë zonë pjesën e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Një qytetar ka dërguar në Kallxo.com fotografi ku shihen automjete që janë ndalur në kolonë si pasojë e bllokimit të rrugës.