Më parë, Wikipedia në" />

Bllokohet Wikipedia në të gjitha gjuhët

Bllokohet Wikipedia në të gjitha gjuhët

Wikipedia në të gjitha gjuhët u ndalua në Kinë para përvjetorit të ndjeshëm të protestave vdekjeprurëse të vitit 1989 në sheshin ”Tienanmen”.

Më parë, Wikipedia në gjuhën kineze ishte bllokuar, por tani edhe gjuhët e tjera të enciklopedisë online të krijuar nga përdoruesit, janë gjithashtu të paarritshme në Kinë.

Studiuesit e internetit nga Observatori i Hapur i Ndërhyrjes së Rrjetit (OONI), i cili drejtohet nga një organizatë jofitimprurëse me bazë në SHBA, tha më parë këtë muaj se  Wikipedia në disa gjuhë ishte ndaluar që nga prilli.

Ndalimi vjen para 30-vjetorit, më 4 qershor, të protestave vdekjeprurëse në sheshin ”Tienanmen” në Pekin.

Wikipedia bashkohet me Google, Twitter, YouTube, Facebook, WhatsApp dhe të tjerë, të cilët janë të mbyllur pas të ashtuquajturit “Muri mbrojtës i Madh” i Kinës.

Google, motori më i madh i kërkimit në botë, u largua nga Kina në vitin 2010, por thuhet se po përpiqet të rifutet në treg duke ndërtuar një aplikacion të censuruar kërkimi.

Faqet e internetit të grupeve të të drejtave të njeriut dhe organizatave të lajmeve të tilla si ”New York Times” dhe ”Wall Street Journal” janë gjithashtu të ndaluara në Kinë./Atsh/