Blogerja e njohur shtatzënë ndërron jetë në moshën 36-vjeçare

Blogerja e njohur shtatzënë ndërron jetë në moshën 36-vjeçare
Burimi i fotografisë: Emily Mitchell Instagram

Emily MItchell, një blogere e njohur, shtatzënë me fëmijën e pestë, ndërroi jetë papritmas tre ditë para Krishlindjes, së bashku me fëmijën e saj të palindur që ajo planifikonte t’ia linte emrin Joey, njofton USA Today, transmeton Insajderi.

36-vjecarja, kontenti i së cilës përfshinte jetën prindërore, ishte shumë aktive në blogun e saj The Hidden Way dhe llogarinë në Instagram, ku numëronte qindra ndjekës.

Sipas faqes që mblidhte fonde e që funksiononte në emrin e familjes së saj, shkroi se ajo ishte duke pirë kafenë e mëngjesit kur papritmas kolapsoi, në mëngjesin e 22 dhjetorit.

“Pavarësisht vëmendjes së shpejtë të fëmijëve të saj, burrit, babait dhe personelit tjetër mjekësor, të gjitha përpjekjet e guximshme për të ringjallur ishin të pasuksesshme. Ajo shkoi në shtëpi për të qenë me Zotin”, thuhej në një mesazh në faqe.

Mitchell dhe fëmija i saj i palindur, Joey, u shpallën të vdekur në Spitalin Westerly. Ajo ishte 16 javë shtatzënë, sipas kronologjisë së azhurnimeve në Instagram që ndau për shtatzëninë e saj. Një shkak i vdekjes ende nuk është zbuluar. /Insajderi.com