Blogerja shqiptare njofton se solli në jetë foshnjën e saj

Blogerja shqiptare njofton se solli në jetë foshnjën e saj

Blogerja e njohur shqiptare, Sara Karaj dhe i fejuari i saj Darti Malaj, u bënë prindër për herë të parë.

Gjatë ditës së sotme, ajo publikoi një fotografi nga spitali ku do kryente lindjen dhe shkroi, “Bebi Malaj, vendosi se sot do të jetë dita”.

Katër orë më vonë, Karaj ndau një fotografi në Instagram, ku njoftoi ndjekësit e saj për ardhjen në jetë të vogëlushit.

“Faleminderit që na zgjodhe ne, dashuria jonë me shikim të parë!”, duke mos ndarë emrin e foshnjës, po duke lënë të kuptohet se ajo dhe vogëlushi janë në gjendje të mirë shëndetësore.

 

View this post on Instagram

 

Faleminderit qe na zgjodhe ne, dashuria jone me shikim te pare! 💙 #babymalaj

A post shared by Sara Karaj (@sara.karaj) on

Karaj, e cila ka lansuar tashmë në treg edhe linjën e parë të grimit, rreth dy javë më parë zbuloi për të gjithë ndjekësit e saj se kishte pranuar propozim për martesë nga Darti.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ka fotografuar dorën me unazën e martesës dhe të dashurin e saj në sfond ku shkruan, “E dija që të doja që nga momenti i parë që të takova. Përgjithmonë po!”

 

View this post on Instagram

 

I knew I loved you from the moment I met you. ♥️ Pergjithmone Po!♥️

A post shared by Sara Karaj (@sara.karaj) on

Në maj të këtij viti, Karaj publikoi një video shumë romantike me të dashurin e saj Dartin, ku njoftoi të gjithë abonentët në kanalin në Youtube, se dyshja shumë shpejt po bëhen prindër për herë të parë.

Që nga atëherë, ajo ka ndarë me fansat përditësime të shtatzënisë së saj, që nga vizitat tek gjinekologu e deri tek përgatitja për vogëlushin që sapo erdhi në jetë. /Insajderi.com