Boca Juniors – River Plate, kjo skuadër u kualifikua në finalen e Copa Libertadores

Boca Juniors – River Plate, kjo skuadër u kualifikua në finalen e Copa Libertadores

Boca Junior ka fituar me rezultat minimal 1:0 ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Copa Libertadores ndaj rivalit të urryer River Plate.

Por, ishte River Plate ajo që u kualifikua në finale, me rezultat të përgjithshëm 2:1 pas fitores 2:0 në ndeshjen e parë.

Dy klubet më të mëdha argjentinase njihen për rivalitetin e madh dhe të zjarrtë mes vete në çfarëdo gare.

Një rivalitet të madh dhe të urryer e treguan edhe sot (e mërkurë) në mëngjes, në fushë dhe në tribuna.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua nga Hurtado në minutën e 80-të, por nuk ishte i mjaftueshëm për Bocan.

River Plate në finale do të presë njërin nga fituesit e takimit Flamengo – Gremio, të cilët në ndeshjen e parë kanë luajtur baras 1:1.