Bogojevci nuk e pranon kërkim-faljen nga Hoti

Bogojevci nuk e pranon kërkim-faljen nga Hoti

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogojevci, nuk e ka pranuar kërkim-faljen e kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti.

Kreu i ekzekutivit i kërkoi falje Bogojevcit dhe gjithë familjeve të të pagjeturve për deklaratat e Driton Selamanj dhënë ditë më parë për të pagjeturit ku tha se “janë lodhur nga kjo çështje”, deklaratë që sipas zëvendës-kryeministrit është keqinterpretuar.

Për “shtrembërim të asaj deklarate”, u deklarua edhe kryeministri Hoti.

E pikërisht pse mendon se deklarata ishte e “shtrembëruar”, Bogujevci tha se nuk vlen kërkim falja e kryeministrit.

“Në momentin kur thua që fjalët e tij janë shtrembëruar, ti nuk po beson në fakt që e ka bërë atë gabim. Nuk e kuptoj për çka po kërkon falje. Unë e kam përmend tash e sa herë, nuk e kam problemin tek unë si Sarandë, pasi kërkim falja është dashtë me ardh qysh prej fillimi, qysh prej momentit kur është thënë se kjo temë është konsumuar dhe ezauruar. Qysh prej momentit kur kemi pasur vështirësi të kemi, qoftë zëvendëskryeministrin, qoftë kryeministrin në komision. Pas presioneve të shumta kanë mbërri me ardh. Kjo duhet të jetë kërkim falja për familjarët, për pjesën që i kanë prek me fjalët dhe me trajtimin e kësaj çështjeje. Nuk ka pse më kërkon falje mua, duhet t’i kërkojë falje atyre që janë lënduar gjatë këtyre ditëve. Kjo për mua është me rëndësi”, tha ajo për Kosovapress.

Për deklaraten e Driton Selamanj Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që t’i pengojë gjitha senacat kur ai është i pranishëm. /Insajderi.com