Bogujevci e quan të pafytyrë e padinjitet Selmanajn

Bogujevci e quan të pafytyrë e padinjitet Selmanajn

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, e ka quajtur “pafytyrë” e “padinjitet”, zëvendëskryeministrin  e Kosovës, Driton Selmanaj, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për personat me nevoja të veçanta.

I pranishëm në këtë seancë është edhe Driton Selmanaj, përkundër se Lëvizja Vetëvendosje kishte deklaruar se do ta pengonin pjesëmarrjen e tij në Kuvend për shkak të fyerjeve që ai “ka bërë për të pagjeturit”, sipas subjektit politik që udhëhiqet nga Albin Kurti.

“Ky njeri nuk ka as fytyre e as dinjitet. Shfrytëzon seancën ku po diskutohet për persona me nevoja të veçanta për të qenë i pranishëm në sallën plenare të Kuvendit, ka shkruar Bogujevci në Facebook.

“Nuk mund të kuptoj se si nuk e di kur është mjaft për ta lëndimi dhe mos respekti ndaj qytetarëve”. /Insajderi.com