Boiken Abazi: Agim Veliu dukej edhe i infektuar e në gjendje të rëndë me koronathaçizëm

Boiken Abazi: Agim Veliu dukej edhe i infektuar e në gjendje të rëndë me koronathaçizëm

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria, Boiken Abazi ka ironizuar me vendimin e shkarkimit të Agim Veliut nga kryemnistri Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka shkruar se Agim Veliu ishte i infektuar me koronathacizëm

“Agim Veliu dukej edhe i infektuar e në gjendje të rëndë me koronathaçizëm…”, ka shkruar Abazi.

Ai gjithashtu ka përgëzuar Kurti për largimin e Veliut, pasi ai përbënte rrezik për  shtetin e Kosovës.

“Përgëzime KM Kurti – largoi një anëtar kabineti të rrezikshëm për shëndetin publik dhe shtetin e Kosovës”, ka shkruar Abazi.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu.

Kjo pasi mbrëmë vonë, Veliu, u deklarua kundër qëndrimit të Kurtit mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

 /Insajderi.com