Boiken Abazi, një aktivist i devotshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, me mëngjes është përkujdesur që t’i thurë elozhe shefit të tij në parti, Albin Kurtit.
Abazi, ka krahasuar veprimet e shefit të tij, me ato të disa presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pesë president të ShBA-së, sipas tij, dhuruan pagën e tyre sa ishin në krye të shtetit, derisa Albin Kurti, si kryeministër, nuk e dhuroi, por e përgjysmoi atë.
Postimi i plotë i Abazit:
Presidentët e ShBA-së që kanë dhuruar rrogën e tyre janë:
- George Washington – i pasur dhe dhuroi gati të gjithë pagën.
- Herber Hoover – i pasur dhe dhuroi të gjithë pagën.
- John F. Kennedy – i pasur dhe dhuroi të gjithë pagën.
- Barack Obama – dhuroi 1.1 nga 3.3 milion $ të rrogës totale që mori si President.
- Donald Trump – i pasur dhe dhuroi të gjithë pagën.
Ndërkohë, KM Albin Kurti në Kosovë, në vendin më varfër të rajonit, nuk e dhuroi rrogën e tij por e përgjysmoi, duke ulur edhe rrogat e kabinetit, me vendim të kabinetit qeveritar – edhe pse KM Kurti vjen nga shtresa e mesme shqiptare, pa të ardhurat e shtresës së mesme në vendet e zhvilluara. /Insajderi.com