Boiken Abazi njofton opinionin që nuk nuk di asgjë për futbollin

Boiken Abazi njofton opinionin që nuk nuk di asgjë për futbollin

Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi flet për bashkim ligash e çështje madhore kombëtare, por i mungojnë informatat bazike. Nuk është i informuar për dallimin mes ndeshjeve miqësore dhe atyre zyrtare, të cilat janë të vlefshme për pikë.

Abazi ka menduar se Kosova sot ka fituar një pike. E vërteta është ndryshe. Ndeshja me Danimarkën ishte miqësore, në të cilën nuk llogaritet asnjë pikë.

Përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, Abazi ka thënë se “ia uroj me gjithë zemër pikën që fitoi sot ekipi përfaqësues i Kosovës.”

“Ia uroj me gjithë zemër pikën që fitoi sot ekipi i përfaqësueses së futbollit të Kosovës. Kosova pa dyshim e dominoi ndeshjen. Do kisha dashur fitoren, si të gjithë ne, por edhe barazimi është shpresëdhënës”, ka thënë ai.

Megjithëse përmes këtij reagimi, Abazi njoftoi se nuk kupton shumë nga futbolli, ai ka folur për krijimin e një lige të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“[…] synojmë, si përherë, bashkimin e ligës së futbollit Shqipëri-Kosovë, për të qenë edhe më të fuqishëm nën një kombëtare”, ka deklaruar Abazi. /Insajderi.com