fbpx

Boiler Room gjen “Hapësirën” në Kosovë

Boiler Room gjen “Hapësirën” në Kosovë

Platforma e famshme e transmetimit të muzikës në internet që transmeton sesione muzikore ‘live’ në mbarë botën, Boiler Room do të vijë në Kosovë muajin e ardhshëm, shkruan Insajderi.

“Në maj ne po transmetojmë nga Kosova për herë të parë me ‘Hapësira'”, shkruhet në faqen e Boiler Room në Facebook.

In May we're broadcasting from Kosovo for the first time with Hapësira. More info here: blrrm.tv/kosovo

Gepostet von Boiler Room am Mittwoch, 17. April 2019

Për këtë ngjarje, biletat do të dalin së shpejti.

E themeluar në Londër, Angli, Britani të Madhe në vitin 2010, Boiler Room ka organizuar ‘party’ në rreth 100 qytete në mbarë botën, nga Stokholmi në Shanghai.

Ata kanë turne të rregullta në Londër, Amsterdam, Nju Jork, Berlin, Lisbonë, São Paulo, Mexico City, Krakov, Tokio, Sydney dhe Los Angelos.

Boiler Room prodhojnë mesatarisht 30-35 koncerte të reja çdo muaj.

Programet e tyre muzikore fillimisht u përqendruan në muzikën elektronike, si garage, house, techno, dub, por shpejt u zgjeruan për të përfshirë edhe zhanret tjera, duke përfshirë grime, hip hop, klasike dhe jazz.

Sipas The Guardian, Boiler Room ka transmetuar mbi 3,500,000,000 minuta muzikë që nga fillimi. /Insajderi.com