Boksieri bullgar, Kurbat Pulev pas fitores ndaj rumunit Bogdan Dinu e ka puthur në buzë gazetaren Jenny Sushi, e cila po e intervistonte meçit, ndërsa nuk ka vonuar edhe reagimi i të dashurës së tij Andrea.
Ajo shihet si seks-bomba më e madhe në Bullgari, prandaj opinioni me padurim e priste reagimin e saj. “Sot je lart, në mëngjes do të jesh poshtë…, sot je me fat, në mëngjes e pafat…, sot je këtu, nesër nuk do të jesh. Prandaj, çfarëdo që të japë jeta, qëndro dinjitoze”, ka shkruar Andrea në profilin e saj në Facebook.