Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro ka ndaluar djegien e pyjeve në këtë vend për shkak të fitimi të hapësirave bujqësore. Ndalesa ka pasuar pas një numri të madh të zjarreve në rajonin e Amazonisë, por edhe pas kritikave të ashpra të komunitetit ndërkombëtar.
Urdhri i presidentit të Brazilit për ndalimin e djegieve të pyjeve, i cili duhet të kontribuojë ndaljes së përhapjes së zjarreve në rajonin e Amazonisë, tashmë ka hyrë në fuqi dhe do të zgjasë dy muaj.
Urdhri presidencial ndalon çdo djegie të pyllit për tokë bujqësore në gjithë territorin e shtetit.
Djegia e pyjeve më së shpeshti përdoret si metodë për fitimin e tokave për kultivim të kulturave bujqësore dhe gjedheve, e që është sektori shumë i rëndësishëm eksportues në Brazil.
Dalja në terren e ushtrisë së Brazilit fundjavën e kaluar ende nuk ka pasur ndonjë efekt të rëndësishëm sepse më shumë se gjysma e 1.628 zjarreve të reja në 24 orë të fundit të cilat i ka shënuar instituti INPE, përsëri kanë shpërthyer në Amazoni, përkundër dërgimit të 18 aeroplanëve dhe rreth 3.900 njerëzve./Insajderi.com.