Bolton dhe Lavrov po i “hekurosin” marrëdhëniet

Këshilltari i presidentit të SHBA gjendet në Moskë në bisedime me shefin e diplomacisë ruse. Pompeo: Kërkojmë fusha bashkëpunimi.

Bolton dhe Lavrov po i “hekurosin” marrëdhëniet

Bashkëpunëtorët e presidentëve të SHBA dhe Rusisë kanë filluar të kërkojnë mundësi dhe tema për bashkëpunim të dy super fuqive, në mënyrë që në takimin e radhës i Trumpit dhe Putinit, kah mesi i korrikut, të përmirësohen marrëdhëniet e tyre. Një ditë para shkuarjes në Moskë të këshilltarit për siguri kombëtare të presidentit Trump, John Bolton, sekretari i shtetit amerikan Mike Pompeo ka thënë, se pa marrë parasysh dallimet e mëdha në qëndrime, në shumë çështje ekzistojnë fusha ku iu përputhen interesat.

“Duhet të kërkojmë fusha ku mund të punojmë së bashku”, ka thënë Pompeo për medie, transmeton Insajderi.com.

Përndryshe, Pompeo konsideron se problemet e tanishme në marrëdhëniet e Uashingtonit dhe Moskës janë shkaktuar me dallimin e madh në sistemin e vlerave. Nga ana tjetër, Moska mendon se problemi më i madh është se SHBA nuk po mund të pajtohen se më nuk janë sundimtarë të vetëm në botë.

Bolton do të bisedojë me nikoqirët mbi marrëdhëniet bilaterale, por në rend të ditës do të jenë edhe vatrat e krizës në botë, prej Sirisë, nëpër marrëdhëniet e ashpërsuara të Izraelit dhe palestinezëve e deri te problemi iranian.

Në Moskë janë të bindur se Trump dëshiron të normalizohen marrëdhëniet me Rusinë, por që ai është nën presion të madh të “rusofobëve” nga partia e tij, madje edhe nga bashkëpunëtorët më të afërt.

Këtë javë do të arrijë në Moskë edhe grupi i senatorëve nga radhët e Partisë Republikane, të cilët do t’i pret kryetari rus Putin. Ata kërkojnë të takohen edhe me përfaqësuesit të Dumës ruse, si dhe anëtarët e Këshillit të Federatës dhe të dëgjojnë qëndrimin rus mbi përzierjen e Moskës në zgjedhjet në SHBA, por edhe në vendet tjera evropiane. Gjithashtu dëshirojnë të bisedojnë mbi Ukrainën lindore, Krimenë dhe për Sirinë./Insajseri.com.