Bombat e luftës së dytë botërore “shkaktare” për ndryshimet në hapsirë

Bombat e luftës së dytë botërore “shkaktare” për ndryshimet në hapsirë

Bombat e përdoruar  nga forcat aleate  gjatë luftës së dytë botërore kanë qenë shumë të mëdha, duke dëmtuar atmosferën.

Sulmet ajrore gjatë luftës së dytë botërore kanë kthyer qytetet në pluhur e hi,  mirëpo sipas hulumtuesve dëmi mund të jetë mbi 1,000 km mbi Britani të Madhe.

Chris Scott nga Universiteti Reading ka thënë se ishte i habitur me gjetjet e fundit , “Çdo sulm ka shkaktuar së paku rreth 300 rrufenja”.

Besohet që hulumtuesit do të dalin më një version më të kuptushëm sa i përket forcave natyrale siç është rrufeja, vullkanet, tërmetet  se si  janë duke ndikuar dhe  mund ta dëmtojnë atmosferen e sipërme të tokës.

Bombardimi i një fabrike në Marienburg, Gjermani 9 tetor 1943

Hulumtuesit kanë ardhur në përfundim se si përqendrimi i elektroneve ndryshoi në atmosferën e sipërme gjatë kohës së 152 sulmeve ajrore aleate në Evropë.

Të dhënat po ashtu  kanë treguar se si përqendrimi i elektronve  kanë rënë në mënyrë të konsiderueshme pas shpërthimit të bombave në atmosferëm të cilat kanë ndezur  atë.

Bombardimet aleate që filluan në vitin 1942 shkaktuan shkatërrim të pashembullt në tokë, pasi qytete të tilla si Dresden dhe Hamburg u reduktuan në rrënojat dhe hirit.

Ndikimi të madh ka pasur edhe në jonosferë e cila ka të bëjë më sistemet komunikuese , GPS, teleskopëve, internetit në përgjithësi /Insajderi.com