Bora po vjen

Bora po vjen

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në Kosovë të shtunën do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe me intervale me diell.

Në veriperëndim të vendit priten edhe reshje bore ndërsa në viset malore parashihet të bie vetëm borë të intensitetit të dobët deri mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-6m/s. /Insajderi.com