Bora Zemani moderon “Për’puthen” por kush është përputhja e saj?

Bora Zemani moderon “Për’puthen” por kush është përputhja e saj?

Bora Zemani moderon një nga shfaqjet e dashurisë më të ndjekura në trojet shqiptare, por sa e dashuruar është ajo, na e tregoi tani, njofton Insajderi.

E ftuar në “Shiko Kush Luan”, ishte ajo dhe të gjithë konkurrentët e Përputhen, këtu edhe Arjan Konomi, i cili përgjatë mbrëmjes mbajti po të njëjtin pozicion, atë të analistit.

Ndërkaq, Zemani pati një rol shumë të rëndësishëm. Ajo zuri vendin e Rez Veleshnjas si kapitene e skuadrës blu, ku ishin të gjitha vajzat.

Si të gjithë, edhe moderatorja do duhej të realizonte sfidë për të fituar pikë për skuadrën.

Një nga pyetjet që ajo duhej të përgjigjej në këmbim të pikëve ishte, “A është Donaldi përputhja jotë, pra dashuria e jetës tënde”, të cilës ajo nuk nguroi t’i përgjigjej me “Po”.

“Ndryshe nuk do të ishim apo të rrinim bashkë”, shtoi ajo më tej.

Në fillim të këtij viti, Donald Veshaj 23 vjeçar dhe Bora Zemani 28 vjeçare, konfirmuan lidhjen e tyre të dashurisë. Moderatorja ka edhe një djalë me ish-bashkëshortin e saj, Vin Veli. /Insajderi.com