Bordi i Drejtorëve të KEK-ut, ka marr me shqetësim njoftimin nga Qeveria e Kosovës për shkakim

Bordi i Drejtorëve të KEK-ut, ka marr me shqetësim njoftimin nga Qeveria e Kosovës për shkakim

Ky vendim paraqet ndërhyrje të dhunshme dhe kundërligjore në korporatë dhe si të tillë nuk do ta pranojmë dhe nuk do të heshtim. 

Do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore dhe nuk do të përfillim vendime të tilla krejtësisht politike, me inate e paragjykime dhe në dam të KEK-ut dhe shtetit të Kosovës. 

Për me shumë se kaq, është edhe e turpshme që të veprohet në këtë mënyrë, përkundër faktit se Ministrja e digasterit përkatës, Rozeta Hajdari dhe e gjithë qeveria Kurti prej kur kanë ardhur në pushtet kanë qenë të njoftuar me rezultatet dhe të arritura e Korporatës në tri vitet e fundit. 

Këto janë fakte të pa kontestueshme dhe të deshmuara në të gjitha raportet relevante të cilat e masin dhe vlerësojnë përformancën e Ndermarrjeve Publike. 

Kryeministri në detyrë dhe ministrja në detyrë, nga dita e parë I kanë pasur në dispozicion raportet e Auditorit të Jashtem, të Auditorit të Brendshem dhe të Njesisë për Monitorimin e Ndermarrjev Publike e cila është kompetente dhe e obliguar me ligj të bëjë monitorimin dhe vleresimin e punës së Bordeve të NP-ve. Kanë qenë të njoftuar se bazuar në këto raporte, KEK-u është Ndermarrja Publike me e sukseshme në Kosovë, me rreth 20 milionë euro profit vjetor, me përformancën me të mirë dhe me tejkalimin e të gjitha caqeve dhe parashikimeve. Andaj edhe një herë e njoftojmë opinionin publik dhe të gjitha institucionet dhe mekanizmat shtetror se vendimi për shkarkimin e Bordit të KEK-ut, me këto rezultate dhe këtë përformance, përveq që është i kundërligjshme, vendim politik dhe pa asnjë bazë ligjore, është edhe i turpshëm dhe me qellime të ulëta për të mohuar sukseset dhe me tendencë për të destabilizuar dhe shkatrruar një ndërmarrje publike që me mund e sakrificë ka rritur të jetë me e suksesshmja në republiken e Kosovës. 

Krejt në fund, BD u bën thirrje puntorëve që të mos ndikohen nga kjo ndërhyrje e dhunshme dhe ky vendim kundërligjorë që synon destabilizimin e ndërrmarrjes dhe krijimin e një kaosi energjetik në këtë kohë pandemie dhe krize politike, por të jenë vigjilent dhe të disiplinuar në punë, ashtu që të siguroni furnizim të rregullt të popullit me produktin kryesorë – energjinë.BD KRENOHET ME JU!Ju jeni heronjët e vërtetë të ditëve tona.

Këto janë shifrat, faktet e arritjeve dhe rezultateve të KEK-ut në 3 vitet e fundit:

KAPITALI I KOMPANISË

  • 2017 kapitali i kompanisë ka qenë 114 370 000 € 
  • 2018 kapitali i kompanisë është rritur në 129 331 000 € (12% me shumë së 2017) 
  • 2019 kapitali i kompanisë është rritur në 149 863 000 € (14 % ma shumë së 2018, ose krahasuar me 

              2017 ka shënuar rritje për 24%) Totali i Aseteve 

ASETET E KOMPANISË

  • 2017 asetet e kompanisë kanë qenë 419 041 000 € 
  • 2018 asetet e kompanisë kanë janë rritur në 421 485 000 € 
  • 2019 asetet e kompanisë janë rritur në 422 080 000 € Te hyrat 

TË HYRAT E KOMPANISË

  • 2017 të hyrat e kompanisë kanë qenë 172 217 000 € 
  • 2018 të hyrat e kompanisë kanë shënuar një rënie në 165 148 000 € (Pasoj e bllokadës në procesin e shpronësimeve) 
  • 2019 të hyrat e kompanisë serish kanë shënuar rritje në 184 007 000 € Shpezimet 

SHPENZIMET E KOMPANISË

  • 2017 shpenzimet e kompanisë kanë qenë 146 214 000 € 
  • 2018 shpenzimet e kompanisë kanë rënë në 143 023 000 € 
  • 2019 shpenzimet e kompanisë kanë shënuar rritje, 158 553 000 € (Rritja e shpenzimeve nga vendimi i   ZRRE-ë për pagesën shtesë për KOST-in dhe dënimi nga ATK-ja për periudhën 2010-2015, 15 M€) 

Prodhimi i Qymyrit 

  • 2017 ishin prodhuar 7 574 697 tonë qymyr 
  • 2018 janë prodhuar 7 169 767 tonë qymyr 
  • 2019 janë prodhuar 8 063 051 tonë qymyr 

Me respekt, 

Bordi i Drejtorëve.

KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS