Bordi i ri kritikon të vjetrin: Raporti vjetor i KRU ‘Prishtina’ negativ dhe me humbje

Bordi i ri kritikon të vjetrin: Raporti vjetor i KRU ‘Prishtina’ negativ dhe me humbje

Bordit i përkohshëm i drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, ka shqyrtuar raportin vjetor për vitin 2019.

Kryesuesi i këtij bordi, Mentor Hyseni tha se raporti financiar i kësaj ndërmarrje është negativ dhe me humbje.

Ai po ashtu ngriti çështjen e humbjeve teknike, si rrjedhojë e humbjeve të ujit mbi 50 për qind.

Hyseni ka propozua menaxhmentit që të ndryshojnë synimet për planifikimin e prodhimit të ujët dhe faturimit.

Sa i përket investimeve kapitale, Hyseni ka kërkuar sqarime nga menaxhmenti i kësaj ndërmarrje për rritjen e shpenzimeve.

Ai po ashtu tha se në raport nuk ka parë se sa raste janë proceduar për vjedhje të ujit.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues në KRU “Prishtina”, Sokol Xhafa para bordit duke raportuar, ka arsyetuar humbjet komerciale dhe teknike.

“Shpenzimet janë pak më të larta sesa në vitin 2018, për blerje të ujit të pa përpunuar, për shkak të ndikimit të thatësirave. Po ashtu shpenzimet e energjisë janë më të madha në fabrikën e ujit në Shkabaj. Ndërkaq, në vitin 2019 numri i të punësuarve ka qenë më i madh. Ndërsa, për karburante ka pasur më pak shpenzime. Numri i konsumatorëve, ka shënuar ngritje ose përtej planifikimit. Sfidë mbetet humbjet e ujit që janë 57 përqind sidomos nga keqpërdorime e ujit nëpër fshatra”, tha Xhafa.

Në vitin 2018 të hyrat e planifikuara kanë qenë në vlerë 15 milionë e 999 mijë euro, ndërsa në vitin 2019 të hyrat e planifikuara kanë qenë në vlerë prej 15 milionë 840 mijë euro, ndërkaq janë faturuar 14 milionë e 392 mijë e 388 euro.

Kjo për menaxhemntin do me thënë se plani është përmbushur deri në shkallën 91 për qind.

Në bazë të të shënimeve të prezantuara konstatojnë tendencën e rritjes në vitin 2019 në krahasim me vitin 2018 në rreth 1 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Sipas tij, pandemia COVID-19 ka goditur edhe këtë ndërmarrje, por shpreson që këto dëme komerciale të rikuperohen

Ndërsa, sa i përket borxheve, Xhafa tha se ndërmarrja ka arrit të paguajë këstet e kredisë tek banka gjermane.

Ndërsa, arkëtimi i faturimeve, sipas tij në vitin 2019 dhe 2018 është më e lartë, ndërsa shtoi se kërkesa për ujë është rritë. Vetëm në vitin 2019, mbi 54 milionë metra kub ujë janë shpërndarë.

Bordi është duke vazhduar mbledhjen ende për shqyrtimin e raportit financiar dhe të pagave.