Borë në Iran, Teherani regjistron reshje rekord

Borë në Iran, Teherani regjistron reshje rekord

Sikur të mos i mjaftonin telashet e tjera, Teheranit i është shtuar edhe bora.

Reshje rekord bore kanë mbuluar të dielën rrugët e kryeqytetit iranian, duke shkaktuar vonesa në fluturime dhe duke bërë që të urdhërohet mbyllja e shkollave. Bora nisi herët në mëngjes dhe pengoi qarkullimin në shumë prej rrugëve kryesore të qytetit.

Shkollat në Teheran dhe pjesë të tjera të vendit janë mbyllur ndërkohë që fëmijët u derdhën nëpër rrugë për të ndërtuar pleq borë dhe për të luftuar me topa bore.

Reshjet e borës parashikohet të vazhdojnë edhe të hënën në Teheran dhe provinca të tjera veriore të vendit ndërkohë që më herët ato kanë shkaktuar probleme edhe në vende të tjera si Pakistani, Afganistani e Iraku, e madje kanë sjellë një panoramë të pazakontë edhe në Arabinë saudite.