Borë, shi e përmbytje – Moti për sot dhe nesër

Borë, shi e përmbytje – Moti për sot dhe nesër

Prishtina Weather njofton se në ditët e fundjavës do të mbajë mot më i ftohtë, kryesisht i vranët, e ku nga mbrëmja e së shtunës priten sërish të reshura të reja bore, e të dielën edhe me shi të akullt. Në disa pjesë reshjet do të jenë më intensive e që mund të shkaktojnë përmbytje të reja, njofton Insajderi.

Edhe në fillim të javës së ardhshme mbetet mot i ftohtë, kryesisht me vranësira dhe reshje të përziera dimërore, borë, shi dhe shi i akullt.

“Në pjesën e dytë të javës, edhe pse jo shumë mirë e konfirmuar, ka gjasa që një valë e të ftohtit të shtrihet mbi vendin tonë që zbret temperaturat ndjeshëm nën vlera mesatare.  Temperaturat minimale mund të zbresin edhe nën -10C”, njofton PW.

Indeksi i cilësisë së ajrit në ditët e ardhshme mbetet në vlera të mjaftueshme dhe mesatare, e orëve të mbrëmjes dhe në mungesë të qarkullimit të mjaftueshëm ajror kalon në vlera të dobëta.  Ditën e hënë indeksi mund të qëndrojë më gjatë në vlera të dobëta, por ditën vende-vende zbert edhe në vlera mesatare e të mjaftueshme./Insajderi.com