Boris Johnson pranohet në spital, pas testimit pozitiv me koronavirus

Boris Johnson pranohet në spital, pas testimit pozitiv me koronavirus

Boris Johnson është pranuar në spital pas testimit pozitiv për koronavirus, njoftoi sonte Downing Street, transmeton Indeksonline.

Kryeministri do t’i nënshtrohet testeve ‘si një masë paraprake’.

Një zëdhënës i Downing Street tha: ‘Me këshillën e mjekut të tij, Kryeministri është pranuar sonte në spital për teste.

‘Ky është një hap paraprak, pasi Kryeministri vazhdon të ketë simptoma të vazhdueshme të koronavirusit dhjetë ditë pas testimit pozitiv për virusin.

“Kryeministri falënderon stafin e NHS për të gjithë punën e tyre të jashtëzakonshme dhe e nxit publikun që të vazhdojë të ndjekë këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi, për të mbrojtur NHS dhe për të shpëtuar jetë.”