Borja Mayoral mund të quhet një lojtar i Romës

Borja Mayoral mund të quhet një lojtar i Romës

Pas largimit të kroatit Nikola Kalinic, rikthimit në Atletico Madrid, Roma ka ngelur pa një rezervë të denjë për sulmuesin kryesor të tyre, boshnjakun Edin Dzeko. Prandaj, drejtuesit e Romës, kanë pikasur spanjollin e Real Madrid, Borja Mayoral, i cili shihet si zëvendësues i denjë i Dzekos, njofton Insajderi.

Sipas asaj që raporton “Il Tempo”, “Mayoral është lojatri më i ri i Romës, ndërsa sot është arritur marrëveshja edhe me Real Madrid për huazimin e lojtarit, me të drejtë blerje për 12-13 milionë euro. Por së pari, Mayoral do të firmos edhe një vit me madrilenët, pasi kontrata i skadon vitin tjetër, më pas do të huazohet në Romë”.

Tutje, vazhdon “Il Tempo”, “lojtari pritet të mbërrijë nesër në Romë për vizitat mjekësore dhe më pas pritet të hedhë firmën mbi kontratë”. /Insajderi.com