Borrell do t`i informojë ministrat e jashtëm të BE-së për takimin Kurti-Vuçiq

Borrell do t`i informojë ministrat e jashtëm të BE-së për takimin Kurti-Vuçiq

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Jpsep Borrell – do t’i informojë ministrat e jashtëm të këtij unioni për takimin ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Më 15 qershor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u gjenden ballë për ballë në tryezën e Brukselit e që udhëhiqej nga Borrell dhe Miroslav Lajçak, i dërguar special i BE-së për Dialogun.

Të gjitha palët kanë potencuar se “takimi ka qenë i vështirë”, duke aluduar në atë se “kushte kishte”, por “pajtime mes palëve”, jo.

Për gjitha ministrat e Bashkimit Evropian sot, do të informohen.

Por, pos për Kosovën e Serbinë, Borrell do të tregojë edhe për marrëdhëniet me Turqinë e Rusinë, si dhe situatën në Lindjen e Mesme. /Insajderi.com