Borrell e ka një opsion të vetin për vendet e Ballkanit Perëndimor

Borrell e ka një opsion të vetin për vendet e Ballkanit Perëndimor

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë, Josep Borrell, ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të hyjnë në BE.

“Nëse ne nuk e stabilizojmë Ballkanin, atëherë do të jetë e vështirë të konsiderohemi fuqi gjeopolitike. Meqë këtë nuk do ta bëjë askush tjetër, pos evropianëve”, i ka thënë Borell gazetës Financial Times.

Ai ka shtuar se çështja e Ballkanit paraqet shqetësim të veçantë për BE-në.

Borell ka thënë se “fqinjësia e BE-së praktikisht është në flakë” prandaj angazhohet “për përgjigje të vendosur dhe unike” të të gjitha vendeve anëtare të bllokut.

“Gjatë 10 muajve të fundit fqinjësia jonë është përfshirë nga flakët, që nga Libia deri në Bjellorusi. Gjithçka është më keq seç kam pritur”, u shpreh Borrell. /Insajderi.com