Borrell paralajmëron mbledhje të jashtëzakonshme të martën për konfliktin Izrael-Palestinë

Borrell paralajmëron mbledhje të jashtëzakonshme të martën për konfliktin Izrael-Palestinë

Kryediplomatët e Bashkimit Evropian të martën do të mblidhen në një konferencë të jashtëzakonshme lidhur me konfliktin e vazhdueshëm midis Izraelit dhe Palestinës, njofton Insajderi.

Këtë e ka bërë të ditur Shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, tha se kjo mbledhje e ministrave të jashtëm do të mbahet të martën.

Në këtë takim pritet që të diskutohet se si BE mund të kontribuojë për t’i dhënë fund dhunës aktuale.

“Në funksion të përshkallëzimit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Palestinës dhe numrit të papranueshëm të viktimave civile, unë jam duke thirrur një VTC të jashtëzakonshme të Ministrave të Jashtëm të BE të Martën. Ne do të koordinojmë dhe diskutojmë se si BE mund të kontribuojë më mirë për t’i dhënë fund dhunës aktuale”, thuhet në shkrimin e Borrellit. /Insajderi.com