Borrell sonte në takim me liderët e Ballkanit Perëndimor, Kurti pritet të flet për këtë temë

Borrell sonte në takim me liderët e Ballkanit Perëndimor, Kurti pritet të flet për këtë temë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, nga ora 20:30 e mbrëmjes ka ftuar në darkë pune liderët e Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Serbisë, transmeton Insajderi.

Kryediplomati i BE-së tha se me këtë mbledhi që e quan joformale po tregohet se rajoni akoma i pa integruar në Union është prioritet i lartë.

“Sonte në këtë darkë me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perendimor këtë do ta bëjmë të dukshme. Ky zhvillim shkon përtej procesit të zgjerimit. Do të kemi qasje më të gjerë, një qasje gjeopolitike. Arsyeja kryesore e takimit është zgjatja e dorës për partnerët tanë rajonal që t’i dëgjojmë pikëpamjet e t’i kuptojmë brengat dhe idetë e tyre dhe të reflektojmë së bashku e të kuptojmë se si mund të punojmë në të ardhmen e përbashkët”, tha Borrell.

Nga pala kosovare në këtë takim i pranishëm është kryeministri Albin Kurti, nga zyra e të cilit thonë se ai në agjendë e ka temën e integrimeve bashkë me atë të bashkëpunimit rajonal.

Drejtori i Këshillit të Investitorëve Evropian, Emrush Ujkani, thotë se shefi i Qeverisë duhet të prezantojë në tavolinën e sotme në Bruksel tema të zhvillimit ekonomik.

Mbledhia  darkuese mes përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Evropës dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor është tradicionale. /Insajderi.com