Borrell tregon se a do të caktohet nesër një i dërguar special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi

Borrell tregon se a do të caktohet nesër një i dërguar special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka treguar se çfarë do të diskutohet gjatë ditës së nesërme në takim me Liderët e Ballkanit.

Përmes një njoftimi për media, Borrell është pyetur se a do të propozohet nesër një Përfaqësues Special për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, ai është përgjigjur se kjo nuk dihet ende, raporton Gazeta Insajderi.

“Nesër, ende jo. Kërkon një përgatitje të caktuar. Ne duhet të përgatisim mandatin dhe të gjitha dokumentacionin. Unë mendoj se kjo nuk do të jetë e mundur të bëhet nesër, por kjo mund të bëhet në ndonjë rast tjetër të Këshillit të Punëve të Jashtme”, ka thënë Borrell.

Ndër tjera Borrell është pyetur se a pret që ndonjëri prej vendeve të Ballkanit Perëndimor të bëhet anëtar i BE-së, Borrell është përgjigjur shkurtë duke thënë “Shpresoj”.

Ndër Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i cili është duke marr pjesë në këtë takim, ka njoftuar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, se sonte ka zhvilluar një takim joformal me udhëheqësit e rinj të Bashkimit Evropian, raporton Insajderi.

Thaçi ka shkruar se në këtë takim do të diskutohet për mundësinë e përshpejtimit të zgjedhimit të BE-së.

“Bashkë me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, sapo kemi filluar një takim joformal me udhëheqësit e rinj të Bashkimit Evropian. Në këtë takim do të diskutohet për mundësinë e përshpejtimit të zgjerimit të BE-së, përmes anëtarësimit shteteve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Thaçi.

Tutje, Thaçi ka thënë se “Në këtë takim do të kërkoj edhe një herë që BE-ja ta plotësojë zotimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”.

Pjesë e këtij takimi janë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Kroacisë Andreja Plenkoviq, vendi i të cilit kryeson Presidencën evropiane, kryetarja e KE-së Ursula Von der leyen, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. /Insajderi.com