Borussia Dortmund ia kanë ndaluar lojtarit të tyre, Jadon Sancho, që të udhëtojë për pushimet e vitit të ri në sht" />

Borussia Dortmund ia ndalon Sanchos të shkojë në shtëpi për pushime

Borussia Dortmund ia ndalon Sanchos të shkojë në shtëpi për pushime

Borussia Dortmund ia kanë ndaluar lojtarit të tyre, Jadon Sancho, që të udhëtojë për pushimet e vitit të ri në shtëpi, njofton Insajderi.

Siç shkruan Kicker, klubi gjerman po e bënë këtë në mënyre që ta ruajnë lojtarin.

Zyrtarët e Borussias i kanë thënë Sanchos se nuk mund të shkojë pasi ka rrezik të madh që të infektohet me COVID-19.

Kjo meqë në Britani të Madhe ka shpërthyer një valë e re e virusit.

Madje, është raportuar se tashmë në Britani kanë hasur në një mutacion të ri të virusit, i cili është edhe më i rrezikshëm edhe përhapet më shpejtë./Insajderi.com