Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc, ka thënë se Ousmane Dembele do të transferohet në Barcelonë brenda pak ditëve nëse klubi katalunas i përmbush kërkesat e" />

Borussia Dortmundi – Barcelonës: Dembele largohet, me një kusht

Borussia Dortmundi – Barcelonës: Dembele largohet, me një kusht

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc, ka thënë se Ousmane Dembele do të transferohet në Barcelonë brenda pak ditëve nëse klubi katalunas i përmbush kërkesat e tyre.

Duke folur për “Sky Sports” të Gjermanisë, Zorc konfirmoi se Dembele është i lirë të largohet, por vetëm nëse Barcelona paguan çmimin që kërkon Dormtundi.

“E dimë ku është dhe kemi kontakte me të dhe agjentin e tij. Ideja jonë është e qartë, Barcelona dhe lojtari e dinë këtë. Nëse përmbushen kërkesat tona, transferimi do të kryhet këtë verë”, deklaroi ai.

“Duhet ta kemi të qartë se ky transferim nuk mund të ndodhë me 30 ose 31 gusht”, shtoi mes tjerash drejtori sportiv i Dortmundit.

Raportohet se Dortmundi kërkon së paku 150 milionë euro për Dembele.