Bota e çuditshme e Dua Lipës

Bota e çuditshme e Dua Lipës

Në një sesion të veçantë për revistën e famshme botërore Vogue, Dua Lipa ka prezantuar së fundmi “botën e saj të çuditshme”.
Stilistët Bardia Zeinali dhe Jorden Bickham janë fokusuar në dizajnimin e veshjeve kuintesenciale të viteve ’90, teksa këto kreacione u veshën nga Dua, e cila në vlogun e realizuar për Vogue tregoi historinë e një dite në jetën e saj.
Mirëpo, përveç bukurisë së saj dhe aftësisë për aktrim, ajo çka bie në sy në këtë video të postuar në Youtube është edhe momenti kur këngëtarja prishtinase ulet në tavolinë dhe dy qentë që e shoqërojnë fillojnë të “flasin” shqip.