Bota ka përjetuar qershorin më të nxehtë në histori muajin e kaluar, me temperaturë mesatare prej 16.4 gradësh Celsius.

Bota përjetoi muajin më të nxehtë në histori

Bota përjetoi muajin më të nxehtë në histori

Bota ka përjetuar qershorin më të nxehtë në histori muajin e kaluar, me temperaturë mesatare prej 16.4 gradësh Celsius.

Administrata e Oqeanisë dhe Atmosferës e Shteteve të Bashkuara tha se temperatura mesatare globale ka qenë për 1.7 Fahrenheit më e nxehtë se mesatarja e shekullit 20.

Sipas saj, të nxehtit ka qenë më i përqendruar në Evropë, Rusi, Kanada dhe Amerikë Jugore.

Agjencia amerikane e lëshoi raportin në kohën kur Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një, siç u tha, “valë të rrezikshme të të nxehtit”.

Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA paralajmëroi se dhjetëra miliona njerëz do të preken nga nxehtësia e tepërt në ditët e ardhshme, me temperatura që pritet të arrijnë deri në 110 Fahrenheit apo 43.3 gradë Celsius.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se temperaturat rekorde do të vazhdojnë si rezultat i ndryshimeve klimatike./rel