Qyeteti i Antwerp-it në Belgjikë, e ka larguar statujën e mbretit të dikurshëm Leopoldit të II-të pasiqë kjo statujë ditë më parë u lye me ngjyrë nga protestuesit anti-racizëm, raporton Al Jazeera, transmeton Insajderi.
Statuja e mbretit të shekullit të 19-të, për një kohë të gjatë ka qenë target i aktivistëve për shkak të sundimit të tij brutal në kolonitë afrikane të Belgjikës.
Lëvizja anti-raciste në botë, ka fituar momentum ditëve të fundit, pasi që një afro-amerikan i paarmatosur me emrin George Floyd, u vra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në duart e një polici të bardhë. Kjo gjë ka shkaktuar një valë globale të protestave.
Johan Vermant, zëdhënës i kryetarit të Antwerp’it Bart de Wever, ka thënë se statuja është larguar të martën për tu riparuar, megjithatë ka shumë gjasa që të mos kthehet në piedestalin publik ku ka qëndruar deri më tash.
Mbreti Leopoldi i II-të, ishte monarku i Belgjikës nga viti 1985 deri në vitin 1909-të, dhe sundimi i tij njihet si më i gjati në historinë e mbretërisë belge, ndërsa figura e Leopoldit është nderuar me disa monumente.
Aktiviteti i tij në kolonitë afrikane të Belgjikës, ku ai kishte sunduar dhe shfrytëzyar aso kohe Shtetin e Lirë të Kongos si domen personal, është shumë më shumë kontrovers se kaq.
Protestuesit në Belgjikë shkatërruan statujën e Leopoldit të II-të, pasi edhe në Britani të Madhe protestuesit e kauzës anti-racizëm, rrëzuan një statujë të një tregtari skllevërish me emrin Edward Colston në Bristol gjatë të dielës që e lamë pas./Insajderi.com