BQK dhe ICF me projekt për përmirësimin e bizneseve

BQK dhe ICF me projekt për përmirësimin e bizneseve

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti priti në takim delegacionin nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), pjesë e Bankës Botërore të kryesuar nga Damien Shiels.

Guvernatori Mehmeti i njoftoi të pranishmit me zhvillimet e fundit në sektorin financiar, në veçanti për sektorin bankar, i cili po vazhdon të jetë stabil.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e IFC-së informuan Guvernatorin Mehmeti për projektin e saj në përmirësimin dhe reformimin e strukturës ligjore dhe ndërtimin e kapaciteteve në fushën e risktrukturimit dhe likuidimit të bizneseve.

“Qëllimi i këtij projekti është të asistojë Qeverinë e Republikës së Kosovës në përpjekjet e veta për përmirësimin e regjimit të vet të para-falimentimit dhe paaftësisë së pagesave në vend dhe stimulimin e përdorimit të kornizës së falimentimit”.

“Gjithashtu, IFC-ja kërkoi nga BQK-ja përkrahje në këtë projekt, si dhe të ketë rol primar në udhëheqjen e Grupit Punues dhe zhvillimin e strategjisë për kreditë joperformuese”.

“Nga ana tjetër, Guvernatori Mehmeti, falënderoi IFC-në dhe Bankën Botërore për përkrahjen e vazhdueshme të sektorit financiar dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim edhe në të ardhmen”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga BQK.