BQK siguron klientët e Bankës Ekonomike se mjetet e tyre janë të pa ndikuara dhe të sigurta

BQK siguron klientët e Bankës Ekonomike se mjetet e tyre janë të pa ndikuara dhe të sigurta

Banka Qendrore e Kosovës ka siguruar klientët e Bankës Ekonomike se mjetet e tyre janë të sigurta, pasi kjo bankë ra pre e një sulmi kibernetik të premten.

Banka Ekonomike, në pronësi të Behgjet Pacollit, është hakuar të premten.

Por, BQK-ja ka sqaruar klientët e Bankës Ekonomike se mjetet në llogaritë e klientëve të kësaj banke janë të sigurta.

“Banka Ekonomike ka informuar edhe organet shtetërore, të cilat merren me siguri kibernetike dhe me çështje të të dhënave personale. Konform fushëveprimit dhe mandatit të BQK-së, ju informojmë që mjetet në llogaritë e klientëve janë të sigurta, por që sulmi kibernetik ka të bëjë me rrjedhje të informatave që lidhen me fushën e privatësisë”, ka thënë BQK-ja.

Sipas BQK-së, banka në fjalë, tashmë ka ndërmarrë hapat konkret në kontekst të hulumtimit dhe eliminimit të këtij sulmi kibernetik.

“Po ashtu, BQK përcjellë në vazhdimësi stabilitetin e sektorit bankar dhe të bankave individuale, e që bazuar në treguesit kryesor financiar sektori bankar është stabil”, ka thënë Banka Qendrore e Kosovës. /Insajderi.com