Brad Pitt i acaruar me Angelina Jolie – thotë se ajo e ka tepruar tani

Brad Pitt i acaruar me Angelina Jolie – thotë se ajo e ka tepruar tani

Beteja për kujdestarinë e fëmijëve mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie është bërë më e ashpër pasi është raportuar se ai mendon se ish-gruaja e tij ka kapërcyer çdo limit.

Aktorja 45 vjecare, sipas disa raportimeve ka kërkuar ndryshimin e gjyqtarit që përcjell betejën ligjore mes ciftit, për arsye se ai ka raporte të afërta me aktorin, njofton Insajderi.

Një kërkesë e tillë si duket ka xhindosur aktorin i cili tani po përgatitet për sulmin e tij në gjyq, i cili duket se do të bëhet i hidhur.

NJë burim tha për US Weekly, “Brad thotë se Angelina e ka tepruar kësaj radhe. Atij nuk i ka mbetur asnjë opsion tjetër vetëm se të luftojë, fort”.

Angelina ka pretenduar në dokumente gjyqësore që ajo paraqiti në 10 gusht se gjykatësi John W. Ouderkirk kishte “dështuar të zbulojë” se ai ka një marrëdhënie pune me një nga avokatët e Brad.

Kjo u kundërshtua nga ekipi juridik i Brad, i cili u tërhoq me pretendimin duke thënë se gjykatësi “ka pasur një histori të mirë-dokumentuar” me Brad dhe Angelina dhe se ai madje kryesoi martesën e tyre në gusht të vitit 2014. /Insajderi.com

Burimi: Mirror.co.uk