Bur" />

Bradley Cooper mund t’ia “vjedhë” rolin Leonardo DiCaprios

Bradley Cooper mund t’ia “vjedhë” rolin Leonardo DiCaprios

Bradley Cooper së shpejti do të jetë në një sfidë të re. Aktori i famshëm po negocion për rolin në filmin “Nightmare Alley” të regjisorit Guillermo del Toro, zbulojnë mediat amerikane.

Burimet pohojnë se Cooper kohët e fundit e mori ofertën për këtë film edhe pse aktualisht është e paqartë nëse do të angazhohet në të, dhe se të dyja palët i kanë filluar bisedimet për bashkëpunim. Në këtë rast Cooper do ta zinte vendin e Leonard DiCaprios, shkruan KOHA Ditore.

Del Toro do ta bëjë regjinë e filmit dhe do të jetë bashkautor i skenarit me Kim Morgan. Fox në vitin 1947 e xhiroi filmin “Nightmare Alley”, ndërsa ky film do të bazohet në romanin me po të njëjtin titull të William Lindsay Gresham.

Në filmin e vitit 1947, Tyrone Power e luajti djaloshin ambicioz, i cili u bashkua me psikiatrin, madje më të korruptuar se ai.