Brahimaj më 21 gusht në UFC kundër Palatnikovit

Brahimaj më 21 gusht në UFC kundër Palatnikovit

Ikona shqiptare e arteve marciare të përziera, Ramiz Brahimaj, më 21 gusht do të zhvillojë përballjen e tij të dytë në serinë më të madhe në UFC, njofton Insajderi.

Në mbrëmjen e UFC-së në Dallas, Brahimaj do të luftojë me Sasha Palatnikovin në një luftë në kategorinë velter, rapçorton “MMAFighting.com”.

Brahimaj kishte debutuar në UFC në nëntor të vitit të kaluar, ku pësoi nga Max Griffin, në të cilën luftë mori një lëndim të rëndë të veshit.

Ai ka arritur ta rimarrë veten nga lëndimi dhe tash synon fitore. /Insajderi.com