Virusi dhe kriza politike

Brazili me 50 mijë vdekje nga COVID-19

Brazili është vetëm vendi i dytë që ka shënuar mbi 50 mijë vdekje nga COVID-19. Kjo po ndodhë në një kohë kur vendi ballafaqohet edhe me trazira politike.

Brazili me 50 mijë vdekje nga COVID-19

Brazili është vendi i dytë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që ka regjistruar më shumë se 50 mijë vdekje nga COVID-19, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Kjo vjen pas trazirave politike në rritje dhe konfirmimit të mbi një milion personave të infektuar me Coronavirus.

Ekspertët paralajmërojnë se përkundër këtij numri piku i rasteve në Brazil ende nuk ka ardhur.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka regjistruar ditën me më së shumti raste prejse ka filluar pandemia, dhe kontinentet amerikane kanë më së shumti infektime.

Nga 183 mijë rastet e reja të raportuar në 24 orët e fundit, më shumë se 60 për qind vijnë nga Amerika Jugore dhe ajo Veriore.

Gjithsesi, rritja masive e numrave nuk ka ndaluar mijëra mbështetës, por edhe kundërshtues të presidentit që ka politika të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro, që të dalin në rrugë në protesta paralele, pro dhe kundër tij.

Protestuesit kundër qeverisë po thërrasin që Bolsonaro të jep llogari para gjykatave.

Ndërsa mbështetësit e tij thonë se Kongresi dhe Gjykata Supreme po provojnë të t’ia zvogëlojnë pushtetin./Insajderi.com