Brazili regjistron “rekordin e zi”, 3.251 vdekje brenda ditës

Brazili regjistron “rekordin e zi”, 3.251 vdekje brenda ditës

Brazili ka shënuar 3.251 vdekje të martën, kështu shteti latino-amerikan shënoi “rekordin e zi”, që kur është shfaqur pandemia.

Në këtë vend deri më tash janë shënuar 12 milionë e 400 mijë infeksione, ndërsa 307 mijë kanë humbur jetën.

Shkak i situatës, presidenti brazilian, Jair Bolsoaaro ka njoftuar se do ta formojë një komitet të ri kundër COVID-19, raporton CNN.

Bolsonaro, kishte “injoruar” rrezikun nga pandemia, një kohë nuk kishte vendosur maskë fare.

Ndërsa, tash shumë spitale deklarohen se “ilaqet po ju përfundojnë”. /Insajderi.com