Bremen nuk e shet Milot Rashica-n, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre

Bremen nuk e shet Milot Rashica-n, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre

Klubi nga Bundesliga, Werder Bremen, ka vendosur se me çfarë shume do të kërkojnë nga çdo klub, që po kërkon transferimin e Milot Rashica.

Mediat në Gjermani, kanë raportuar se shumë oferta kanë ardhur në drejtim të Bremen, për Rashica, por që deri më tani, asnjëra prej tyre, nuk ka plotësuar kërkesat e vendosura nga klubi gjerman, transmeton Insajderi.

Sipas këtyre raportimeve, Werder Bremen, po kërkon më së paku 25 milion euro për lojtarin më të mirë të tyre.

Shumë skuadra janë në garë për Rashica, por, në media është raportuar se Aston Villa, ka shprehur gatishmëri që të paguajë deri në 36 milion euro, nëse ato kërkohen nga klubi i Bremen./Insajderi.com.