Brenda 24 orëve 5 aksidente në Kosovë

Brenda 24 orëve 5 aksidente në Kosovë

Vetëm pesë aksidente me dëme materiale kanë ndodhur brenda 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Kosovës, shkruan Insajderi.

Shkak po del të jetë shfaqja e virusit COVID-19 si dhe kufizimi i lëvizjes për qytetarët.

Gjatë 24 orë të fundit nuk ka pasur asnjë aksident me fatalitet apo me të lënduar.

Teksa, policia ka bërë me dije që kanë shqiptuar 43 tiketa trafiku.
Janë arrestuar 25 persona, 13 janë në mbajtje dhe një në ndalim policor./Insajderi.com