Brenda banesës 7 milionë euroshe të Cristiano Ronaldos, më e shtrenjta e shitur ndonjëherë në Lisbonë

Brenda banesës 7 milionë euroshe të Cristiano Ronaldos, më e shtrenjta e shitur ndonjëherë në Lisbonë

Cristiano Ronaldo ka blerë banesën më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në Lisbonë për një çmim prej 7 milionë eurosh.

Ylli i Juventusit , Ronaldo, 34 vjeç, bleu shtëpinë në kryeqytetin portugez, Lisbonë në korrik të vitit të kaluar por lajmet për blerjen e saj kanë dalë vetëm së fundmi.

Ish- ylli i Real Madrid thuhet se fitoi një “luftë” të ashpër për oferta kundër dy milionerëve të tjerë që kishin qëllim blerjen e banesës luksoze prej 7.2 milionë  në ndërtesën Castilho 203 në zonën Avenida de Liberdade të qytetit.

Banesa raportohet të jetë 3,100 metra katrorë dhe përfshin një banjë, një pishinë, një palestër dhe tre dhoma gjumi të mëdha.

Blerja e fundit e patundshmërisë së Ronaldos ndodhet ngjitur me Parkun Eduardo VII, afër lagjes ku ai kishte fillimet e tij në karrierë.

Banesa i shtohet perandorisë së madhe të pasurisë së Ronaldos i cili kohët e fundit duke shitur një rezidencë tjetër mahnitëse për 2.5 milion euro ish-shokut të tij të skuadrës së Real Madridit, Pepe.

Kujtojmë që Ronaldo u ble nga Juventus nga gjiganti spanjoll Real Madrid për 105.3 milion në 2018.