Brenda festës së ditëlindjes së Alban Hoxhës, fotografohet në momente private me Çiljetën [foto]

Brenda festës së ditëlindjes së Alban Hoxhës, fotografohet në momente private me Çiljetën [foto]

Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga dhe portiri Alban Hoxha, prej katër vitesh po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë.

Portieri i njohur ka festuar së fundmi 32-vjetorin e lindjes dhe për ditën e tij të veçantë ka organizuar një festë private, ku kishte të ftuar të afërm dhe miq.

E në këtë festë sigurisht që nuk mund të mungonte edhe partnerja e tij.  “Tiranapost.al” ka publikuar foto të çiftit, ku shfaqen shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Në njërë foto shfaqet këngëtarja teksa puth Albanin në faqe, ndërsa në pozën tjetër ata shfaqen të ulur pranë njëri-tjetrit dhe i buzëqeshin kameras.