Lumir Abdixhiku, deputeti i zgjedhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është shprehur optimist se marrëveshja me Vetëvendosjen do të arrihet.
Ai ka thënë se “brenda shtatë ditësh marrëveshje duhet të arrihet, ose vendi shkon në zgjedhje”.
“Besoj që afati kushtetues i rregullt nis më 24 dhjetor. Pra i kemi dy javë për të arritur marrëveshjen. Për të qenë i drejtpërdrejtë, beosj që brenda javës ose duhet të arrihet marrëveshje ose s’ka shpresë për marrëveshje. Sepse koha lë hapësirë për interferim të të tjerëve e të krijohet distancë”.
Abdixhiku në Rubikon ka thënë se po të dilte LDK si parti e parë, atëherë marrëveshja do të arrihej që moti.