Brenda shtëpisë luksoze të Manjola Nallbanit

Brenda shtëpisë luksoze të Manjola Nallbanit

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Manjola Nallbani është mjaft aktive në rrjete sociale, ku publikon vazhdimisht foto ose video të ndryshme. Së fundmi Manjola ka ndarë me ndjekësit disa foto në ambientin e shtëpisë.

Ajo shfaqet duke pirë çaj e ulur në tapet dhe në sy bie arredimi modern i shtëpisë. Gjithçka duket e veshur nga eleganca dhe klasi. Nga fotot shihet se këngëtarja ende nuk e ka hequr pemën e festave, të cilën e ka vendosur në cep të dhomës.

“Sa shijon çaji i pasdites në shtëpi pas një dite të gjatë e të lodhshme”, shkruan Manjola krahas fotove.